“Mos më përdorni mua për agjendën tuaj të shpifur”/ Shtëpia e Bardhë i përgjigjet artistes së njohur: Ose je budallaqe, ose…

03/12/2025 08:29

Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter i kërkoi të martën Shtëpisë së Bardhë të ndalojë përdorimin e muzikës së saj, pas publikimit nga administrata Trump të një videoje në rrjetet sociale që shfaqte agjentë të ICE duke arrestuar persona të dyshuar për qëndrimin ilegal në SHBA.

Video, e shpërndarë të hënën, përmbante hitin e saj të vitit 2024, “Juno”, dhe shfaqte forcat federale të zbatimit të ligjit që ndiqnin dhe ndalonin njerëzit, ndërsa kalimtarët regjistronin ngjarjet me telefonat celularë. Përshkrimi i videos lexonte: “E ke provuar këtë? Paçim-paçim”, duke bërë referencë te teksti i këngës dhe duke përdorur emotikona.

“Kjo video është e keqe dhe e neveritshme,” shkroi Carpenter në rrjetin X. “Mos më përfshini kurrë mua apo muzikën time për të mbështetur agjendën tuaj johumane.”

Në reagimin e saj, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, tha: “Mesazh i shkurtër dhe i qartë për Sabrina Carpenter: nuk do të kërkojmë falje për deportimin e kriminelëve të rrezikshëm nga vendi ynë. Kushdo që i mbron këta të sëmurë duhet të jetë budalla ose i ngadaltë.”

Sabrina Carpenter, e cila ka fituar nominime për çmime Grammy, iu bashkua listës së mbi 40 artistëve, përfshirë Neil Young dhe The Rolling Stones, që kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës së tyre nga Trump.

Video e së hënës duket se synonte të promovonte fushatën agresive të administratës për të ndaluar imigracionin ilegal, e nisur që nga fillimi i mandatit të dytë të presidentit në janar. Kritika përfshijnë arrestime në gjykata, rrugët e lagjeve hispanike dhe bastisje të ndërtesave të banimit, ku jetojnë të dyshuarit për qëndrim ilegal.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta