Samuel Chukwueze është shndërruar në një idhull në Craven Cottage dhe ky përbën një lajm të mirë për Milanin që sheh se mund të arkëtojë 30 milionë euro prej tij.

Pas një fillimi të komplikuar, me 30 minuta aktivizim në 6 ndeshjet e para, sulmuesi nigerian po lë gjurmë në Premier League.

Kjo u pa në ndeshjen e së martës, kur Chukëueze shënoi një dygolësh  ndaj Manchester City, dy gola që erdhën pas dy asisteve radhazi ndaj Tottenham dhe Sunderland. Pra, nigeriani ka kontribuuar për skuadrën e tij me gol apo me assist në 4 ndeshjet e tij të fundit me 2 gola dhe 3 asist në 230 minuta aktivizim, me një mesatare me gol/assist cdo 45 minuta

Dhe e gjithë kjo shpjegon edhe dashurinë e shpërthyer mes Chukwuezes dhe tifozëve londinezë me këta të fundit që i kanë dedikuar edhe një kor. Një impakt ky që mbase nuk pritej duke qenë se ishte një transferim i minutës së fundit. Chuwëueze është transferuar te Fulham me huazim me të drejtë blerjeje për rreth 30 milionë euro në orët e fundit të merkatos.

Drejtuesit e klubit londinez janë kaq shumë të kënaqur e rendimentin e sulmuesit  sa po binden gjithnjë e më shumë që të paguajnë shifrën e 30 milionë eurove për të cilën kanë arritur marrëveshjen me Milanin që tani e sheh nigerianin që një capital potencial që mund të sjellë burime të ardhurash për të forcuar më shumë skuadrën gjatë merkatos së ardhshme të verës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta