Milan, gjobë dhe një ditë skualifikim për Massimiliano Allegrin për sjellje provokuese
Erling Haaland vijon të shkruajë emrin në librin e rekordeve të Premier League. Norvegjezi në ndeshjen me Fulham arriti në kuotën e 100 golave dhe në këtë pikë ai vendosi rekordin e ri teksa bëhet futbollisti që ka arritur më shpejt në këtë shifër në kampionatin anglez
Erling Haaland në fakt arriti në 100 gola në Premier League në 111 ndeshje, 13 ndeshje më shpejt se rekordmeni Alan Shearer që e ka kapur shifrën e 100 golave të shënuar në 124 ndeshje.
Që nga momenti që është bashkuar te Manchester City, Erling Haaland ka thyer një sërë rekordesh në kampionatin anglez.
Në vitin e debutimit të tij në Premier League, norvegjezi shënoi 36 gola duke vendosur rekordin për golat e shënuar në një sezon të vetëm në kampionat. Po kështu ai është gjithashtu edhe futbollisti që arriti më shpejt në kuotën e 50 golave, në 48 ndeshje, 17 më pak se Andy Cole që e ka arritur këtë shifër golash në 65 ndeshje.
Top Channel