Kupa e Gjermanisë/ Bayer Leverkusen merr revanshin ndaj Dortmundit dhe eliminon në 1/8 e finaleve.
‘Craven Cottage’ në Londër u bë arena e një ndeshjeje thriller në ndeshjet e radhës së Premier League angleze teksa Fulham dhe Manchester City u bënë protagoniste të një festivali golash në fushën e lojës me skuadrën e Pep Guardiolës që fitoi me rezultatin 5-4 në një sfidë të cilën e kishte në dorë por që e pa t’i komplikohej shumë në mënyrë të papritur.
Gjithcka nisi në minutën e 17 ku Manchester City mori avantazhin me të zakonshmin Erling Haaland për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së Guardiolës. Skuadra e Citizens ishte e papërmbajtshme dhe në minutën e 38 Tijjani Reijnders dyfishoi shifrat për Manchester City që gjithsesi nuk e la me kaq teksa në minutën e 44 rezultati shkoi në 3-0 pas golit të Phil Foden, ndërsa në minutat shtesë Emile Smith Rowe shkurtoi diferencën e golave në 3-1 dhe më këto shifra u mbyll pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48, Foden plotësoi dygolëshin personal duke shënuar golin e 4 për Manchester City dhe 6 minuta më vonë erdhi autogoli i Berge për të cuar rezultatin 5-1. U duk se cdo gjë ishte e mbyllur dhe Fulham i shkatërruar, por londinezët në minutën e 57 shënuan golin e dytë me Iwobi .
Ky gol i dha krahë skuadrës së Fulham që në minutën e 72 dhe 78 shënoi edhe dy herë, në të dy rastet me Chukëeze për të cuar rezultatin në 5-4 dhe në pankinën e City filluan të ndiheshin drithërimat. Fulham ishte totalisht në lojë dhe kërkoi të barazojë shifrat në 5-5 por Manchester City rezistoi dhe arriti të mbyllë ndeshjen me rezultatin 5-4 duke marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 28 pikëve, 2 më pak se Arsenali që këtë të mërkurë pret Brentfordin në Emirates Stadium.
Top Channel