Tronditet Dinamo e Zagrebit, sulmuesi shqiptar, Hoxha, një humbje e madhe përpara ndeshjes me Hajdukun – VIDEO
Declan Rice u kurorëzua mbrëmjen e së hënës me çmimin “Men’s Player of the Year 2025” nga Football Supporters’ Association (FSA), një vlerësim prestigjioz i votuar drejtpërdrejt nga tifozët.
Mesfushori i Arsenalit triumfoi ndaj emrave të mëdhenj si Erling Haaland dhe Antoine Semenyo, duke vulosur edhe një herë nivelin e jashtëzakonshëm të paraqitjeve të tij këtë sezon.
Që prej transferimit të tij prej 105 milionë stërlinash nga West Ham në vitin 2023, Rice është shndërruar në shtyllën kryesore të ekipit të Mikel Artetës. Ai ka qenë figura kryesore e mesfushës në ecurinë fantastike të Arsenalit, që pas 13 javësh kryeson Premier League me +6 pikë. Forca në duele, inteligjenca taktike dhe lidershipi i tij kanë bërë që Rice të jetë i pazëvendësueshëm, si te “Topçinjtë”, ashtu edhe te Kombëtarja e Anglisë.
Ceremonia e FSA-së, e mbajtur mbrëmë, e konfirmoi dominimin e Rice në votat e publikut. Ai është vlerësuar për paraqitjet e tij konstante, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, ku Arsenali vijon rrugëtimin pa humbje. Fitore të tilla si derbi 4-1 kundër Tottenham-it vetëm sa kanë rritur ndikimin e tij në skuadër.
Ky çmim vjen pasi Rice u përfshi edhe në PFA Team of the Year në gusht 2025, duke i shtuar një tjetër trofe një viti përrallor për 26-vjeçarin. Ndërkohë, në prapaskenë vazhdojnë edhe bisedimet për rinovimin e kontratës. Drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, po punon për ta blinduar Rice për shumë vite të tjera, pavarësisht se kontrata aktuale e tij përfundon në vitin 2028. Mesfushori shihet si elementi kyç i projektit dhe garës për titullin që Arsenali kërkon ta fitojë për herë të parë pas më shumë se dy dekadash.
Top Channel