“Bebe, Ugo, 111”/ Ja fotot e kokainës që dërgonte oficeri i Antiterrorit me trafikantët dhe emërtimet ‘interesante’: O boso, ça o kjo me? E bukur duket

28/11/2025 16:22

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, një sasi prej 1.3 ton kokainë.

Mes të arrestuarve ishte edhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili sot u la në burg nga GJKKO, pasi dyshohet se ka dhënë informacione në këmbim të parave në drejtim të shtetasve që kanë qenë pjesë e këtij hetimi, që konsiderohej ‘sekret’.

LEXO MË SHUMË: “Po noi 5 mijë €, mos ta vrasim shumë”/ SMS që ‘dogjën’ Haxhiajn, informoi të hetuarin për drogë në operacion ‘top sekret’: Po të përgjojnë, ishte me dy goca…

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, zbardhen edhe mesazhet mes Haxhiajt me persona të tjerë, në SkyECC, ku përveç një episodi ku kërkon që të japë informacione në këmbim të pagesës për një prej të hetuarve të këtij operacioni, ai komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

LEXO MË SHUMË: Përgjimet e SPAK/ “Është e mirë? E ke provu ti?” Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine: 29k blerja, 2k transporti, por…

Në këto komunikime ata kanë shkëmbyer edhe foto, ku shihet ‘malli’ me mbishkrime të ndryshme, si ‘111”, ‘BEBE, ‘CR7’, ‘UGO’, etj.

Pjesë nga përgjimet në momentin kur shkëmbejnë fotot:

Foto e parë– I.Haxhiaj: Kjo është si punë?

….: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall

I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.

Foto e dytë-….: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?

…: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.

Foto e tretë I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

…: mall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

….: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Fotot e katër: Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

…. : Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

…: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.

Foto e pestë: Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

…: ja tja tregoj cunave.

Foto e gjashtë: …: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte?  Ma konfirmo

I.Haxhiaj: ajo eshte.

….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

Fotot e shtatë: I.Haxhiaj:   (foto)

…: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

…: ca vendi jane

Foto tetë: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

..: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

….:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Foto nëntë: ….:  File holland 29.5, eshte malli jon …

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

….:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

….: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

 

 

FOTO GALERI
4/9
4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta