Reali nuk humbet kohë, madrilenët aktivizojnë klauzolën e riblerjes për yllin që po shkëlqen në Serie A

25/11/2025 17:55

Real Madrid duket se ka planifikuar me kujdes të ardhmen e skuadrës, duke synuar rikthimin e mesfushorit sulmues 21-vjeçar Nico Paz nga Como.

Sipas raportimeve të besueshme nga Fabrizio Romano, lojtari ka dhënë tashmë pëlqimin për transferimin, i cili pritet të finalizohet verën e vitit 2026.

Ky rikthim nuk është i rastësishëm. Kur Paz u largua nga Real Madrid drejt Como-s në verën e 2024, spanjollët përfshinë një klauzolë riblerjeje prej vetëm 8 milionë eurosh — një shumë simbolike krahasuar me vlerën e tij aktuale. Sot, pas formës fantastike në Itali, klubi ka mundësinë për të përfituar një marrëveshje luksoze.

Paz ka treguar progres të jashtëzakonshëm me Como-n këtë sezon, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 4 asistime në vetëm 13 ndeshje. Performancat e tij kanë rritur ndjeshëm vlerën e tregut, e cila sipas Transfermarkt kap tashmë 55 milionë euro — duke e bërë riblerjen prej 8 milionë eurosh një nga transferimet më të favorshme të vitit 2026.

Real Madrid ka treguar kështu një strategji afatgjatë të mençur, duke rikthyer një talent të njohur në Santiago Bernabéu, në kohën perfekte për të ndihmuar skuadrën të përforcojë mesfushën dhe të konkurruar për titujt kryesorë në sezonet e ardhshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta