NBA/Hetohet për trukime ndeshjesh, Chauncey Billups e deklaron veten të pafajashëm, por rrezikon deri në 40 vjet burg

25/11/2025 20:39

U vetëdeklarua i pafajshëm dhe vendosi të paguajë vetë garancinë prej 5 milionë dollarësh për lirinë me kusht. Kështu u mbyll séanca e parë për Chauncey Billups, ish kampion i NBA me Detroit Pistons, i akuzuar për bashkëpunim në krime dhe mashtrim në cështjen e lojërave të trukuara poker që doli në dritë përpara disa javësh.

Trajneri i Portland Trail Blazers është  nën hetim nga autoritetet  për organizim të lojërave poker të trukuara në bashkëpunim me disa familje mafioze për të përfituara prej tyre. Teoria e prokurorisë është se Billups ka shfrytëzuar imazhin e tij për të tëhequr lojtarë të pasur për lojëra pokeri që ishin të trukuara me teknologjinë e avancuar për shpërndarjen e letrave. Kjo skemë supozohet se ka gjeneryar rreth 7 milionë dollarë që nga 2019.

Me këto akuza, nëse do të vërtetohen, Chauncey Billups rrezikon të dënohet me 40 vjet burg. Avokati i ish kampionit të NBA, Chris Heyëood, është përgjigjur duke këmbëngulur te integriteti i klientit të tij duke thënë se Billups nuk do të rrezikonte reputacionin dhe kredibilitetin për një ndeshje të thjeshtë me letra.

Si Billups ashtu edhe rreth 30 të hetuarit e tjerë do të duhet të paraqiten sërish në gjykatë në 4 mars për të mësuar për përditësimet mbi cështjen e tyre, ndërkohë që procesi pritet të nisë në shtator të 2026. Mes të hetuarve është edhe një tjetër emër i njohur i NBA, Damon Jones, ish basketbollist i disa skuadrave mes të cilave Boston Celtics dhe Golden State Warriors.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta