Orlando Koja nuk është më trajner i Dinamos në volejbollin e vajzave. Burime pranë klubit kryeqyteëtas thanë për Top Channel se për shkak të rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, vendosi të ndajë rrugët me të.

Gjithcka erdhi pas një bisede të zhvilluar mes drejtuesve të Dinamos dhe trajnerit duke vendosur përfundimisht për largimin e këtij të fundit. Në rezultatet negative të skuadrës të regjistruara  këto kohë ka ndikuar edhe situata e krijuar me vojelbollisten braziliane Nayara Ferreira.

Orlando Koja do të zëvendësohet përkohësisht në postin e tij, nga zëvendëstrajneri Kliton Dodaj me këtë të fundit që do të ndihmohet nga Naim Limanaj.

Ndërkaq, Dinamo dalëngadalë do të fillojë të fokusohet te akademia e saj ku janë rreth 130 sportiste dhe do të mundohet të ketë një ekip konkurrues vetëm me lojtare të formuara në ekipet zinxhirë të saj dhe të mos ketë me lojtare të huaja në radhët e saj.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta