Luis Vela, kampion Bote! Boksieri fill pas fitores: Jam sikur kam rënë nga ballkoni
24/11/2025 17:19
Në një intervistë ekskluzive për ‘Ftesë në 5’, fill pas fitores, kampioni më i ri në botë për moshën 19 vjeç me titullin ‘WBC YOUTH INTERIM WORLD CHAMPIONSHIP’, Luis Vela ka treguar të gjitha emocionet e fitores përballë Bietës.
Vela pati një ndeshje të fortë me kundërshtarin nga Uzbekistani, nga i cili pati edhe disa fraktura në sy, por arriti të rrëmbejë fitoren.
Pas shumë ditësh agjërim, pa ngrënë dhe pa pirë, Luisi tregoi se fill pas fitores shkoi të hajë një hamburger, moment ky që shkaktoi të qeshura në studio.
“Të gjithë qanë, dhamë gjak për atë ndeshje”, tregoi Vela teksa shtoi se ndihet sikur ka rënë nga ballkoni për shkak të dhimbjeve.
Top Channel