Kastrioti ka dalë me tre pikë të arta nga dueli kundër Besës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.

Skuadra e Ramadan Ndreut firmosi një përmbysje dramatike, me Oresti Kasmollarin protagonist absolut falë dopietës së tij vendimtare.

Besa ishte e para që goditi, me Çinuendun që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të. Goli ndezi tensionin në stadiumin “Redi Maloku”, ku pati përplasje dhe nervozizëm mes lojtarëve të të dy ekipeve.

Por krutanët nuk u dorëzuan. Në minutën e 82-të, Kasmollari riktheu baraspeshën dhe vetëm 10 minuta më pas goditi sërish, duke vulosur kthesën e madhe të ndeshjes dhe shpërthimin e festës në tribunë.

Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në vendin e shtatë me 16 pikë, njësoj si Apolonia dhe Burreli që mbajnë zonën e “play off”-it. Ndërkohë, Besa mbetet me 11 pikë dhe vijon të qëndrojë në zonën e ftohtë të renditjes.

REZULTATI:

Kastrioti 2-1 Besa

Kasmollari 82’, 90+2’ / Chinwendu 53’

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta