Cristiano Ronaldo merr vendimin e bujshëm, portugezi “thyen” traditën e dasmës vetëm që mos të kurorëzohet në… Argjentinë

24/11/2025 17:30

Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të bujshëm për jetën e tij private: ylli portugez dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, do të kurorëzohen në Madeira gjatë vitit të ardhshëm.

Lajmi u raportua nga Correio da Manhã, duke konfirmuar se futbollisti ka zgjedhur ishullin ku ka lindur për ceremoninë, duke thyer traditën që martesa të mbahet në vendlindjen e nuses, në këtë rast Argjentinë.

Vendimi vjen në një periudhë ku Ronaldo, 40 vjeç, po përjeton një sezon të shkëlqyer me Al-Nassr. Ai ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje, përfshirë një roveshatë spektakolare, dhe po përgatitet për Kupën e Botës 2026—edhe pse përballet me një pezullim në ndeshjen hapëse pas kartonit të kuq ndaj Irlandës.

Ceremonia pritet të jetë private dhe do të mbahet pas Botërorit dhe para nisjes së sezonit të ri në Ligën Saudite. Më herët këtë muaj, Ronaldo rrëfeu në “Piers Morgan Uncensored” se vajzat e tij e kanë shtyrë të bëjë hapin e madh dhe t’i propozojë Georginës.

Çifti ka dy vajza së bashku: Martine, 7 vjeçe, dhe Bella Esmeralda, 3 vjeçe. Portugezi është gjithashtu baba i Cristiano Jr, 15 vjeç, dhe binjakëve Mateo e Eva, 8 vjeç.

Ronaldo vazhdon të shkruajë histori edhe brenda fushës. Ai ka shënuar 104 gola në 117 ndeshje me Al-Nassr dhe është nën kontratën më të shtrenjtë në historinë e sportit, me vlerë minimale 492 milionë paund për dy vite. Pas largimit nga Manchester United, sulmuesi legjendar ka mbrojtur ngjyrat e klubeve si Real Madrid, Juventus dhe Sporting—ku nisi gjithçka dhe ku sot po planifikon dasmën e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta