Me Massimiliano Allegrin, qendra sportive kuqezi u rikthye të ketë nje rol akoma më të rëndësishëm me rregulla të forta për të gjithë por kur afron derbi me Interin, vëmendja ndaj detajeve bëhet e tillë sa shkon në nivele maniakale.

Ditën e martë, pas mbylljes së kualifikueseve me Italinë, Matteo Gabbia dhe Samuele Ricci u pritën në Milanello si zotër shtëpie. Por për të ditët e kaluara ishin pak të cuditshme, sepse Italia në grumbullim ishte në Carnago dhe kështu në qendrën sportive të Milanit ishin të pranishëm shokë skuadre si Bastoni, Dimarco, Frattesi, Barella dhe Esposito me të cilët të dielën e kaluar Gabbia dhe Ricci shkuan së bashku në San Siro me logon e Federatës. Një situatë e vecantë, sidomos kur mendon se ishte një javë përpara derbit. Gjithsesi Milanello e bëri mjaft mirë detyrën e tij edhe këtë herë. Pasi priti dhe përshëndetit grupin E Kaltër për të veshur sërish ngjyrat kuqezi.

Por si ka qenë kjo javë me afrimin e Derbit të Madonninës? Sigurisht që gjithcka rrotullohet rreth frazëz ‘cdo ndeshje është njësoj e rëndësishme’, por kur bëhet fjalë për një përballe si ajo mes Interit dhe Milanit, kjo pragsfidë nuk është asnjëherë si të tjerat.

Ka rite dhe zakone që praktikohen me më shumë bindje dhe dedikim, ka vëmendje të vecanta në mënyrë që makina organizative të mos rrezikojë as kritikën më të vogël. Duke nisur pikërisht nga  privatësia dhe mënyra sesi lojtarër kalojnë orët në qendrën sportive. Brenda Milanellos, punojnë 50 persona në kuzhinë, kopsht, për pastërtinë, sigurinë dhe punë të ndryshme mirëmbajtje. Janë persona që kanë shumë vite eksperiencë në supet e tyre, por edhe në ambientin kuqezi, ka një raport besimi. Kjo edhe sepse kush gabon, vështirë se fiton një shans të dytë.

Por padyshim që ka edhe qasje më të improvizuara që duhet të monitoruar me shumë kujdes. Duhet ruajtur në të njëjtën kohë siguri dhe qetësi. Ata që frekuentojnë Milanellon tregojnë  se sa herë afron derbi, në mënyrë automatike ulet volumi i zërave dhe madje dhe ata që punojnë me mjete, me ato më të zhurmshmet, bëjnë më shumë kujdes në këtë aspekt.

Nuk ka urdhra specifikë, gjithcka ndodh në mënyrë natyrale, e diktuar nga mirëkuptimi dhe e gjithë kjo është lehtësuar nga ‘shenjtëria’ e vendit. Milanello gjithnjë ka qenë i destinuar të mbetet një vend mitik. Një vend ku gjithnjë a një kujdes deri në detajet më të vogla, sidomos në ditët përpara një ndeshje derbi. Është një vend kult që edhe pse është një strukturë në një farë mënyre e vjetër, kohët e fundit është rinovuar në disa aspekte.

Kombëtarja italiane psh përdori si bazë operative, palestrën,  dhomat e zhveshjes, sallën e mbledhjeve, zyrën për Gattuson dhe stafin. Futbollistët e Italisë, u akomoduan te banesat e klubit ku dhomat u rinovuan të gjitha. Nuk ka më dhoma dyshe e treshe, por janë të gjitha dhoma vetëm për një person. Rinovimi i qendrës sportive ka vijuae edhe me vendin ku është parkingu për drejtuesit, arredimin e dhomës së zhveshjes, ndërsa zona mjekësore u zgjedura duke përdorur hapësirat që ishin të skuadrës Primavera

Milanello gjithnjë ka qenë një pikë qendrore e botës kuqezi, por këtë vit është akoma më shumë me Allegrin që e ka hequr rregullin e grumbullimeve në hotel. Skuadra, një ditë përpara ndeshjeve në shtëpi, pas stërvitjes së pasdites darkon dhe fle në Carnago dhe mëngjesin e ditës së ndeshjes bën edhe një përgatitje të fundit me taktikën dhe punën në goditjet standard në fokus.

Më pas vjen dreka, pushimi, mbledhja teknike dhe më pas në orën 17:00 është nisja në menyrë që skuadra të jetë në stadium 20 minuta përpara fillimit të sfidës. Edhe ky një rit, por ishte një dëshirë e vetë Allegrit që t’i japë një rol akoma më qendror Milanellos me rregulla të rrepta për futbollistët dhe me risi sociale, sic është konsumimi i vakteve të gjithë së bashku, në një tavolinë që ka gjetur vend në një vend si Sala del Camino, ajo e njoftimeve dhe diskutimeve të Berlusconit, në muret e së cilës janë fotot e kampionëve të së kaluarës dhe të momenteve më ikonike të historisë kuqezi. Është një thirrje e madhështisë së klubit që gjen hapësirë edhe në telajot që mbrojnë fushën nga vëzhgimet nga jashtë dhe me sloganin: ‘From players to legends’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta