Penalltitë në favor, ja kush është klubi që ka fituar më shumë në Evropë… 23/11 20:30
Reali i Madridit ka ngecur për të dytën herë radhazi, me Los Blancos që barazuan 2-2 me Elchen në transfertë.
Ekipi i Xabi Alonsos u shtang në minutën e 53’, kur Febas kaloi në avantazh vendasit. Ishte Huijsen, i cili në minutën e 78’ riktheu baraspeshën.
Por pas 6 minutash, Rodriguez shtangu për herë të dytë “galaktikët”. Gjithsesi, Jude Bellingham në minutën e 87’ riktheu për të dytën herë baraspeshën.
Me këtë pikë, Reali ruan vendin e parë me 32 pikë, një më shumë se Barcelona e vendit të dytë.
REZULTATI:
Elche 2-2 Real Madrid
Febas 53’, Rodriguez 84’ / Huijsen 78’, Bellingham 87’
Top Channel