Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Mbrëmjen e kësaj të diele është Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit ku në lojë është vendi I parë në klasifikimin e Serie A. Por kjo përballje luhet edhe jashtë fushe dhe më konkretisht me…pseudonime dhe ja cilat janë më të bukurit e përzgjedhur nga ‘La Gazzetta Dello Sport’
Kamikaze dhe Merimanga e Zezë
Portierët janë praktikishtë dhe akrobatë. Për Interin, Ghezzi u mbiquajt Kamikaze, sepse rrezikonte shumë në daljet e tij. Zenga u vetënominua Njeriu Merimangë por që Brera e mbiquajtu Deltaplan. Për Milanin, Merimanga e Zezë për Cudicinin dhe Pantera Bagheera për Didën
Ngjala dhe Xhaxhai
Lo Zio(Xhaxhai) ishte pseudonimi për Bergomin të cilit ia gjeti shoku I skuadrës Marini sepse I ngjante një xhaxhai të këtij të fundit, ndërsa Burgnich ishte Shkëmbi, Anquilletti ishte Ngjala se dilte nga të gjitha anët
Akselerimet e Volkswagen
Facchetti mbiquhej Cipe dhe për këtë meritën e ka Herrera(Magjistari) që emrin e tij e bëri Cipelletti dhe që aty erdhi shkurtimi Cipe. Në vitet 70, te Milani ishte Karl Heinz Schnellinger i mbiquajtur Volkswagen sepse ishte i fortë dhe i besueshëm si marka e njohur gjermane e prodhimit të automjeteve. Më pas u shfaq Bubu(Evani, i cili e urren këtë pseudonym) si një personazh i filmave vizatimorë
Traktori dhe Ringhio
Mesfushorë si Ringhio(Gattuso) apo Basletta(Lodetti)janë të tjerë lojtarë me pseudonime të spikatur ashtu sikurse edhe Zanetti(Traktori) apo Buriani(Mehari, si modeli Citroen Mehari) për rezistencën e tyre. Po kështu kishte dhe lojtarë gjeometër si El Cuchu(Cambiasso)
Matrix
Nëse të quajnë Matrix(Materazzi) është e qartë që frikëson pak kundërshtarët, pervec rastit kur pseudonimi është ‘Fytyra e ëngjëllit’(Rosati) edhe pse ‘egërsia’ është e gjashme. Nëse je ‘The Wall’(Muri, Walter Samuel) është e vështirë që dikush të të kalojë, ashtu sikurse nëse je Billy(Costacurta), duhet të kesh një lloj elegance.
Legjenda e Piscinin
Libero më i lirë në ndeshjet derbi ka qenë Piscinin (Franco Baresi,Vogëlushi, debutues në Serie A vetëm 17 vjec në prill të 1978 dhe titullar në skuadër një vit më vonë në atë të titullit të Yllit të kampionit) i quajtur ndryshe edhe Kaiser Franz, por pseudonimi më pak i njohur është Brontolo(Bini, sepse në dhomat e zhveshjes kishte gjithnjë ankesa për cdo gjë, si xhuxhi me emrin Grindaveci te përralla e Borëbardhës)
Mustaqja dhe Obama
Në derbi ka pasur edhe një pseudonim të tillë; Gre-No-Li (bashkimi I emrave të shkurtuar Gren, Nordahl e Liedholm, 3 suedezët që spikatën shumë te Milani i viteve 50. Flamuri i Interit me numrin 8 në shpinë ishte ‘Mustaqja’(Mazzola) ndërsa edhe ‘El Cholo’ ka pasur një të kaluar zikaltër. Ndërsa Seedorf ‘u pagëzua’ si Obama nga Antonio Cassano, te Interi ishte ‘Lumachina’(Prohaska), futbollisti austriak që erdhi në Itali pas hapjes së kufijve në vitin 1980
Fenomeni dhe Princi.
Goleadorët e djeshëm dhe të sotëm. Fenomeni(Ronaldo) dhe Princi(Milito), Demi(Lautaro Martinez) dhe Spila(Altonelli) duke vijuar me Bonimba(Boninsegna), Perandori(Adriano), Kopshtari(Cruz). Ndërsa te Milani cfarë dysheje nga Zjarrfikësi(Nordahl, që këtë profesion kishte në Suedi) dhe Mjellma e Utrehtit(Van Basten). Rezervat? Attila(Hateley, Mbreti George(Ëeah) dhe Peshkaqeni(Joe Jordan). Më të bukur por më pak fisnikë janë Miss It( kështu e quanin në Itali Luther Blisset, për shkak të golave të shumtë të humbur), Hardhuca(Darko Pancev)Lo Squalo (Joe Jordan, aveva perso tre denti ai tempi del Leeds) dhe Lepuri(Jose Altafini)
Djaloshi i Artë dhe Tulipani i Zi
Fantazia në pushtet. Më të mirët? Djaloshi i Artë(Rivera) dhe Becca e Mandrake(Corso). Tulipani i Zi(Gullit), ndërkohë që bie në sy edhe Ricky Mrekullia(Alvarez) Te Interi ishte Kinezi(Recoba për sytë me formë orientale), ‘Gjeli i detit I Ftohtë;(në fillim Eddie Firmani e më pas Deni Bergkamp), Nuk mund të mos përmendet as Balilla pseudonimi I Meazza
Kalle dhe Patoku
Pseudonime të tjerë janë edhe Kalle(Rummenigge), një shkurtim i Karl Heinz dhe Egidio Fatal(Calloni). Një sfidë e bukur është ajo mes Patokut(Pato) dhe ‘Gërsheti’(Palacio). Po kështu kemi edhe Beep Beep(Massaro) apo Kali i Çmendur(Chiarugi). Në vitet 50 ishte në modë Ciapina(Ferrario).
Magjistari dhe Il Trap
Edhe trajnerët kanë pasur pseudonimet e tyre. Magjistarit(Herrera) dhe Il Trap(Trapattoni). Po kështu Robiolina(Invernizzi) apo Baroni(Liedholm, për elegancën e tij natyrale), Il Paron(Rocco) dhe Konti Max(Allegri), të gjithë trajnerë të mëdhenjë që kanë bërë epokën e tyre të bashkuar nga fakti që kanë fituar të paktën 1 titull kampion
Top Channel