Rite, privatësi dhe…heshtje; çfarë ndodh në Milanello në javën e derbit
Cristian Chivu duhet të largojë një fantazmë që deri para pak vitesh qarkullonte në vende të tjera. Prej 580 ditësh San Siro interiste po përjeton një makth që mund të shtohet akoma më shumë.
Bëhet fjalë për derbin e Madonninës që Interi nuk e fiton që nga 22 prilli i 2024, ai që i dha titullin Interit në dëm të rivalëve të përjetshëm të qytetit. Që nga ai momdent, nën drejtimin e Inzaghi, Lautaro Martinez me shokë kanë humbur 3 ndesshje dhe kanë barazuar dy, disfatat më të dhimbshme janë ato në finalen e Superkupës 3-2 me përmbysje dhe në Kupën e Italisë 3-0
Kështu, Chivut i duhet të largojë këtë makth. E bukura është qe me Inzaghin, Interi fitoi 6 derbi radhazi kundër Piolit, nga fitorja 3-0 në Superkupën e 2023 e deri të e 22 prillit 2024 që i dhuroi dhe yllin e dytë, por vitin e kaluar, Milani u shndërrua në kriptonitin e zikaltërve; kuqezinjtë fituan 2-1 në fazën e parë në kampionat me golin e Gabbias pak minuta nga fundi, 3-2 në Superkupë, 3-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe pati edhe dy barazime 1-1. Bilanci I Interit, 5 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.
Inter shpreson që këtë të dielë të kthejë fatin, në një ditë kur parashikohen edhe reshje bore. Në 2013, në derbin e El Sharaaëy dhe Schelottos, Milani u vesh me të bardha gjithë mëngjesin e asaj dite.
Futbollistët prej ditësh e kanë shënuar datën e 23 nëntorit në kalendar. E kanë vënë në rreth të kuq për të kujtuar se pas rreth 600 ditësh duhet kthyer te fitorja. Kapiteni Lautaro Martinez drejton shokët e tij të skuadrës me 9 gola të shënuar ndaj Interit, shënuesi i 7 më i mirë në derbi pas Shevchenko, Meazza, Nordhal, Nyers, Candiani e Ibrahimovic. Nëse argjentinasi do të shënojë, do të barazojë Ibrahimovic që ka 8 gola të shënuar me kuqezinjtë dhe 2 me zikaltrit për një total prej 10 golash.
Arma sekrete e Chivu mund të jetë ndoshta eliminimi i grumbullimit para sfidës dhe për këtë foli edhe në konferencdën për shtyp. ‘Deri tani nuk e kemi bërë, është një zgjedhje e imja, dua t’iu jap më shumë kohë të lirë lojtarëve-tha Chivu-shumë prej tyre kanë qenë me kombëtaret dhe nuk kanë qenë në shtëpi. Ky grup po më tregon cdo ditë profesionalizëm. Futbollistët shkojnë në shtëpi e pushojnë sikur të jenë në grumbullim. Më mjafton një ditë e kaluar me ta nga mëngjesi në mbrëmje’.
Futbollistë me frerë të liruar për të garantuar më shumë lumturi, ndoshta mund të jetë celësi për t’u kthyer te fitorja.
Top Channel