Nuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë, Vora kalon në raundin tjetër me përmbysje (Rezultatet)
Janë luajtur pesë përballjet e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, ku nuk kanë munguar surprizat, golat dhe përmbysjet. Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, ndërsa Pogradeci vazhdon formën e mirë.
Në Burrel, korçarët triumfuan 2-1, duke konfirmuar pretendimet për kreun e renditjes. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Pogradeci në fushën e Lushnjës, në një ndeshje të hapur dhe me emocione deri në fund.
Iliria dhe Laçi janë ndarë në barazim 1-1, po ashtu edhe Korabi me Luftëtarin, që shpërndanë nga një pikë secila pas një takimi të fortë. Ndërkohë, Apolonia ka marrë tri pikë të pastra falë një fitoreje 2-0 kundër Kukësit.
Ndeshja Kastrioti–Besa është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe do të luhet nesër.
REZULTATET:
Laçi 1–1 Iliria
89′ Traore / 52′ Sejdiu
Lushnja 1–2 Pogradeci
55′ Kuazi – 31′ Ezekiel, 74′ Pere
Burreli 1–2 Skënderbeu
60′ Xhabrahimi – 7′ Vangjeli, 21′ Musa
Apolonia 2–0 Kukësi
9′ Ndubuisi, 90+2′ Onyevueniri
Korabi 1–1 Luftëtari
45+1′ (p) Marku – 47′ Nyanguila
Kastrioti – Besa (E shtyrë për nesër)
Top Channel