Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e ‘Artemio Franchit’ ndaj Fiorentinës dhe trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalleti nuk e fshehu zhgënjimin e tij.

Trajneri toskan analizoi lojën e skuadrës së tij duke mos e fshehur një lloj zhgënjimi për këtë resultat.

‘Në pjesën e parë bëmë gabime që nuk mund t’ia lejojmë vetes t’i bëjmë sepse niveli ynë duhet të jetë më i lartë-tha Spalletti-duhet të rrisim nivelin në gjithçka për të ardhur dhe për të fituar në fusha të tilla. Ishte një ndeshje e vështirë sepse u përballëm me një skuadër që kishte dëshirë për të reaguar, që ishte nën nivelin e potencialit të saj. Ka gjetur një trajner që di të karikojë emocionalisht sepse Vanolin e njohim të gjithë. Por ne jemi zgjedhur të bëjmë më shumë, duhet të rrisim nivelin tonë. Ambicia jonë është të luftojmë të titullin, jo titulli

Spalletti foli edhe për koret kundër Dusan Vlahovic që u dëgjuan në stadium

‘Dusan ka një karakter të tillë që sa më shumë e sulmojnë, aë më shumë ai reagon në mënyrë pozitive-shtoi Spalletti-mjaft më me përdorimin e stadiumeve për gjëra që nuk kanë kuptim në sport. Nëse nuk do të ishte futbolli, jeta do të ishte më e trishtuar. Duhet të përmirësohemi edhe në këtë aspekt’.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB