Nuk ka fitues në sfidën mes Fiorentinës dhe Juventusit. Në ‘Artemio Franchi’ skuadrat e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 1-1 duke marrë nga një pikë secila, një pikë që nuk iu shërben asnjërës prej tyre.

Ishte Zonja e Vjetër ajo që shënoi e para në këtë ndeshje të javës së 12 të Serisë A, me Kostic me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonë në pjesën e parë. Gjatë këtij fraksioni ndërhyri sistemi VAR që anuloi një vendim të arbitrit Doveri për të akorduar një penallti në favor të Juventusit pas një mbajtjeje në zonë të Vlahovic. Po kështu në këtë pjesë të parë pati edhe ndërprerje të sfidës për shkak të koreve raciste që u dëgjuan në stadium kundër Vlahovic që dikur e ka veshur fanelën e Fiorentinës. Gjithsesi skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të Juventusit.

Në fillimin e pjesës së dytë Fiorentina u kundërpërgjigj teksa barazoi shifrat në 1-1 me golin e Mandragorës që dërgoi në cepin e portës një top të gjuajtur nga distanca. Pas këtij goli historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më me skuadrat që u detyruan të pranojnë këtë barazim që nuk ka shumë vlerë për klasifikimin për asnjë prej tyre pasi Juventus shkon në 20 pikë duke qëndruar pas Napolit dhe Milanit, ndërsa Fiorentina vazhdon të jetë në fund me 6 pikë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta