Nuk ka fitues mes Dinamos dhe Elbasanit, verdheblutë ngjiten përkohësisht të parët
22/11/2025 21:06
Në një ndeshje të fortë të javës së 12-të të Abissnet Superiore, AF Elbasani mori një barazim 1-1 ndaj Dinamos dhe përkohësisht ngjitet në vendin e parë të klasifikimit.
Tsague hapi rezultatin për verdheblutë në të 34’ ndërsa Dinamo u përgjigj me penallti të shndërruar nga Bregu në minutën e 43’ për të vulosur barazimin 1-1.
Me këtë pikë, Elbasani arrin në 24 pikë pas 12 ndeshjesh dhe kryeson tabelën, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e katërt me 19 pikë.
REZULTATI
Dinamo Tirana 1–1 AF Elbasani
Gola: Tsague (34’)/Bregu (43’, pen.)

Top Channel