Pas 26 muajsh, Paul Pogba kthehet në fushat e lojës. Mesfushori francez u aktivizua në ndeshjen e kampionatit francez mes Monaco dhe Rennes, një sfidë të cilën skuadra e Principatës e humbi me rezultatin 4-1.

Megjithatë Pogba mbeti i befasuar nga ajo cfarë ajo ai pa në momentin kur hyri në fushën e lojës me tifozët e Rennes që u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën mesfushorin francez

‘U preka vërtet kur pashë publikun të cohej në këmbë dhe të duartrokiste-tha Pogba pas përfundimit të ndeshjes-me të vërtetë që nuk e prisja, një falenderim i madh për të gjithë tifozët që ishin dhe që më mbështetën. Tani duhet të përpiqem të sjell energji pozitive në skuadër, të mos pësojmë gold he sigurisht të argëtohem sepse ka kaluar shumë kohë. Por jam i cliruar që u riktheva të luaj futboll, që është ajo që dua më shumë në botë. Tani ka shumë punë për t’u bërë për t’u kthyer plotësisht në formë dhe të luaj një ndeshje për 90 minuta dhe për të ndihmuar skuadrën sa më shumë të jetë e mundur’.

Pogba u pyet edhe për kombëtaren, nëse ëndërron që të veshë sërish fanelën e Francës.

‘Duhet të kthehem me të vërtetë në formë për të ndihmuar skuadrën, sepse nëse nuk jam në formë, nëse luaj keq dhe nuk bëj mirë te Monaco atëherë duhet të harroj kombëtaren franceze. Sot mendoj vetëm për Monacon-ishte përgjigjja e Paul Pogba

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta