Mbrojtësi ukrainas i PSG vijon ‘betejën’: Rusia është një shtet terrorist…

22/11/2025 13:56

Ka shumë sportistë që nuk mund të rrinë larg problemeve që kanë prekur planetin dhe që nuk kanë të bëjnë me aktivitetet e tyre sportive. Është ky rasti i Ilya Zabarnyi, qendërmbrojtësit të Paris Saint Germainit që gjithnjë ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e vendit të tij, Ukrainës që nga momenti kur Rusia nisi pushtimin e saj në 24 shkurt të 2022.

Futbollisti gjithnjë bën postime në Instagram Story në lidhje me luftën e Ukrainës kundër rusëve. E përdor vazhdimisht këtë rrjet social për të dënuar  krimet e tmerrshme të kryera nga Vladimir Putin dhe mesazhi i fundit i tij ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë: ‘Rusia është shtet terrorist’

Një postim të cilin ai e bëri pas fitores së Ukrainës ndaj Islandës në sfidën e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026. Një sukses që i shërbeu Ukrainës të kualifikohet për në playoff ku do të përballet me Suedinë në 26 mars dhe nëse fiton Ukrainën e pret një finale me fituesen e sfidës mes Kombëtares shqiptare dhe Polonisë në 31 mars

Por shqetësimi i Zabarnyi, 23 vjec, është situata dramatike që po përjeton vendi i tij. Që kur ishte në radhët e Bournemouth, ai bëri disa deklarata për ‘The Times’: ‘Kur nisi lufta, i dhurova shumë para ushtrisë sonë, njerëzve tanë, miqve të mi që shkojnë në luftë për të mbrojtur vendin tonë. Thjesht po ndihmojmë familjet sepse janë vetëm. Unë kam të ushqehem, kam një shtëpi, siguri, të tjeret jo. Duhe të ndihmoj’-ishin fjalët e Zabarnyi

Padyshim që fraza e Zabarny se Rusia është shtet terrorist, nuk i pëlqejnë shokut të tij të skuadrës te PSG, portierit rus, Matvey Safononv edhe pse për të kjo nuk është asgjë e re. Përpara pak muajsh mbrojtësi ukrainas kishte kërkuar izolim total të futbollit rus nga pjesa tjetër e botës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta