Allegri tregon prapaskenat: Në një natë duhej të vendosja mes Juventusit, Realit apo Interit
Liverpool zhytet gjithnjë e më shumë në krizën e tij. Skuadra e The Reds mori një leksion të mirë në Anfield Road nga Nottingham Forest duke u mundur me rezultatin 3-0 dhe mbetet në kuotën e 18 pikëve.
Në pjesën e parë skuadra e Arne Slot dominoi në lojë, por pa mundur dot të ndëshkojë skuadrën kundërshtare. Ai që e gjeti rrugën e rrjetës ishte pikërisht Nottingham Forest që në mënyrë surprizë shënoi në minutën e 33 me Murillon. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin e Nottingham Forest që gjeti një gol tjetër menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.
Në minutën e 46, Savona shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Neco Williams duke shënuar golin që e coi rezultatin në 2-0 për skuadrën e Forest. Liverpool tentoi të reagojë për t’u rikthyer në lojë, por në minutën e 81, Nottingham i dha goditjen përfundimtare Liverpoolin teksa shënoi golin e tretë me Gibbs-White dhe sfida u mbyll 3-0 me Nottingham që shkon në 12 pikë, ndërsa Liverpool duhet ende të gjejë një zgjidhje për të dalë nga tuneli i errët dhe i gjatë ku ka hyrë.
Top Channel