Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij: Pastaj, të mos më pyesin pse nuk luajnë…

22/11/2025 13:24

Kthimi i Jose Mourinho te Benfica ka qenë me ulje ngritje. Me rezultate pozitive dhe negative skuadra nga Lisbona, nuk po duket në maksimumin e saj.

Edhe pse është në garë për titullin në La Liga, në Champions League nuk po bën mirë. Benfica së fundmi fitoi në Kupën e Portugalisë ndaj Atleticoi Clube de Portugal me rezultatin 2-0, megjithatë Jose Mourinho nuk i kurseu kritikat ndaj futbollistëve të tij

‘Nuk më pëlqejnë futbollistët që më tradhtojnë-tha Mourinho në zonën miks ku foli për ndeshjen. Sipas trajnerit portugez, futbollistët e tij nuk patën një sjellje korrekte në fushën e lojës edhe pse Benfica fitoi me të dy golat të shënuar në pjesën e dytë.

‘Pjesa e parë ishte e dobët nga ana jonë dhe ishte e dobët në atë që më dhemb më shumë; sjellja e lojtarëve, sjellja e tyre nuk ishte e mirë-tha Mourinho-kishte lojtarë që nuk e morën seriozisht dhe nuk i përballuan gjërat sic duhej. Në pushimin e ndeshjes bëra 4 ndryshime, por doja të bëja 9 të tilla’

Më pas Mourinho tha se duhej të ndryshonte skemën në mënyrë që të largonte lojtarët që sipas tij gabuan

‘Ata që gabuan ishin futbollistët në fushë, nuk doja të sinjalizoja asnjë në mënyrë të vecante sepse është dicka që duhet zgjidhur brenda skuadrës, por për të larguar disa prej tyre m’u desh të ndryshoja sistemin e lojës-vijoi trajneri luzitan.

Jose Mourinho  e përkufizoi si të papranueshme sjelljen e disa prej lojtarëve të tij.

‘Kishte lojtarë që nuk ishin të pranishëm që nga minuta e parë, për mua kjo është e papranueshme-tha Mourinho-iu thashë disave që të mos vijnë e të më pyesin se përse nuk luajnë. Futbollistët kanë përgjegjësi ndaj meje dhe tifozëve të Benfica dhe ka gjëra në sjelljen e tyre që janë të papranueshme’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta