San Siro do të përjetojë një ndër ndeshjet e fundit derbi të Milanos, ndërsa Cristian Chivu dhe Massimiliano Allegri do të luajnë sfidën e tyre të parë direkte. Do të jetë një sfidë mes një trajneri që nuk ka bërë as 1 vit në Serie A kundër atij që ka 20 vjet eksperiencë.

Nëse futbolli do të ishte vetëm një cështje skemash, atëherë do të flisnim për dy skuadra që shihen në pasqyrë, duke qenë se të dyja  aplikojnë 3-5-2. Por janë lojtarët dhe interpretuesit e këtyre skemave që i ndryshojnë gjërat dhe  se  bëhen disa përshtatje në varësi të skuadrës kundërshtare për të mos rrezikuar të jesh në inferioritet numerik në fazën mbrojtëse

Kur përballen dy skuadra me skemën 3-5-2, problem është tek ai që duhet të limitojë organizatorin e skuadrës rivale. Në derbi, duke parë karakteristikat e Calhanoglu, mund të imagjinohet se do të hyjë ai që do të duhet të mbyllë Modric duke penguar mbrojtësit të bëjnë lojën direkte me të. Nëse Calhanoglu do të spostohet më përpara, ateherë mund të shihet një situatë e ngjashme si në Milan-Napoli, Lobotka shkoi te Modric dhe si pasojë la hapësira në zonën e sulmit të kuqezinjve, një veprim që u shfyrtëzua nga Allegri që kishte përgatitur një aksion që e gjunjëzoi krahun e djathtë të skuadrës së Contes, me Estupinan(përsa kohë qëndroi në fushë) dhe Rabiot që iu kërkua t’i afrohej portës së tij duke tërhequr kundërshtarët dhe duke krijuar hapësira pas shpine të kundërshtarëve ku Pulisic hynte me shpejtësi. Këtë radhë i takon Leaos, duke qenë se me shumë mundësi sulmi i Milanit që do të formohet nga portugezi dhe Pulisic, do të vendoset në horizontal dhe jo në vertikal me synimin për të hyrë në qendër përmes krahëve. Ndërsa në anën tjetër, Pulisic mund të përdoret në fazën mbrojtëse për të mbyllur organizatorin zikaltër dhe me gjysmësulmuesit e krahut që do të merren me mbrojtësit e Interit.

Chivu nga ana e tij ka disa armë në dispozicion. Do të bëjë më pak rotacion, por me situate të ngjashme. Shpesh kemi parë nisje të aksioneve me 4 lojtarë me Chalhanoglu që zbret për të shoqëruar qendërmbrojtësun dhe dy mbrojtësit e tjerë që japen. Nuk mungojnë as momentet kur Akanji e Bastoni me top apo jo krijojnë superioritet numerik në mesfushë. Nëse kundërshtarët do të shkojnë te loja njëpër një, atëherë do të synohet direkt te sulmi falë edhe hapësirave në repartin qendror. Nëse Milan do të zgjedhjë një lojë në bllok, me ngjitje normale në zona dhe pa sforcuar markimin një për një, këto lëvizje nuk do të shërbejnë dhe do të  kërkohet shpejtësia në ndërrimin e lojës dhe në tentativën për të sulmuar menjëherë në momentin që skuadra humbet topin në mënyrë që të gjenden më shumë hapësira. Me siguri që Chivu iu ka kushtuar vëmendje  markimeve paraprake, sepse Milani kur ka hapësira mund të shkaktojë vërtet dëme.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta