Bota e muzikës italiane është në zi për ndarjen nga jeta të artistes së madhe ornella Vanoni. Artistja milanezë, ikonë e muzikës së vendit të Apenineve kujtohet me shumë afeksion nga Milani, klubi të cilin ajo e mbështeste me shumë pasion por edhe nga Interi

Ornella Vanoni, kujtimi i Milanit

Përmes profilit të tij në rrjetin social X, Milani i dedikoi përshëndetjen e fundit këngëtares së madhe duke cituar tekstin e një prej këngëve më të njohura të saj dhe duke nënvizuar lidhjen e saj me qytetin e Milanos dhe me skuadrën kuqezi. ‘Një zë pa fund, që ka përjetuar dekada dhe që do të mbetet përgjithmonë. Na la një prej ikonave të muzikës italiane, një grua e shkëlqyer që kishte Milanin në zemër’-theksohet në postimin e Milanit-e gjitha bota kuqezi i është pranë familjes së Ornella Vanonit dhe kujtdo që e ka dashur’

Ornella Vanoni, kujtimi i Interit

Edhe Interi e kujtoi këngëtaren e madhe që u nda nga jeta në moshën 91 vjecare, me anë të një postimi në rrjetet sociale. ‘Nëse ti nuk vjen, nuk ekzistoj-lexohet në postimin e Interit-të dëgjosh një këngë dashurie dhe të mendosh për skuadrën tënde, sa herë na ka ndodhur. Ornella Vanoni ka treguar Milanon dhe pasionet e tij si rrallë kush. I gjithë klubi dhe bota interiste i qëndrojnë pranë familjarëve të saj’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta