Cantona: Maradona është më i madhi i të gjitha kohërave, çdo gjë e fitonte i vetëm
Pep Guardiola vendosi të bëjë pak humor në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Manchester City dhe Newcastle kur iu referua gjobave të marra vazhdimisht për vonesat në pjesët e dyta të ndeshjeve nga Premier League.
Trajneri i Manchester City ‘thumboi’ me tone shakaje ligën angleze duke i kujtuar se nuk është i vetmi që shkon me vonesë në evente dhe se rregullat strikte të saj duhet të aplikohen edhe te profesionistët e tjerë.
Guardiola u ankua për rregullat strikte të Premier League që ka sjellë dënimin e Manchester City me një gjobë totale prej 3 milionë Paundë(3.4 milionë euro) për nisjen me vonesë të pjesës së dytë në 30 ndeshje në 3 sezonet e fundit duke thënë me humor se këngëtari Burna Boy nuk u gjobit pasi shtyu nisjen e pjesës së dytë në finale e Ligës së Kampioneve të 2023
Kur u pyet se sa gjoba kishte marrë për këto vonesa, Guardiola u përgjigj: ‘Shumë. Ndonjëherë vij me një minutë vonesë, por rregullat janë rregulla. U stërvitëm më vonë dhe nëse stërvitemi 12:00-13:30 nuk mund të jem në kohë këtu në konferencën për shtyp. Premier League nuk ma lejon këtë në orën 14:00 do më gjobisë mua dhe klubin. Kemi paguar shumë sepse unë vij me vonesë në fillimin e pjesës së dytë, por kur luajtëm finalen e Ligës së Kampioneve, përpara ndeshjes kishte një spektakël dhe gjithnjë nisin vonë. Duhet të gjobiten këngëtarët. Për këtë arsye vendosa të nis në orën 09:00 të mëngjesit kur gazetarët kanë konsumuar mëngjesin dhe të kenë marrë kafenë’-ishin fjalët e trajnerit të Manchester City.
Top Channel