VIDEO / Arbër Hoxha është i pandalshëm, shënon dopietë në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit
Futbolli kthehet në stadiumin ikonik në orën 16:15 kundër Athletic Club, me një festë të madhe mirëseardhjeje, drejtpërdrejtë në DigitAlb
Më shumë se 900 ditë pasi stadiumi u mbyll për rikonstruksion, futbolli kthehet sot në Spotify Camp Nou. Në orën 16:15, FC Barcelona luan ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi, duke u përballur me Athletic Club dhe duke shënuar fillimin e një epoke të re.
Megjithatë, për momentin, stadiumi duket larg formës së tij përfundimtare të së ardhmes, kapaciteti është i kufizuar në 45,000 spektatorë, më pak se gjysma e asaj që do të mbajë pasi të përfundojë projekti.
Për këtë rast historik, kërkesa ka qenë e madhe. Biletat për tifozët pa abonim sezonal fillonin nga 199 euro, me një zbritje prej 20% për anëtarët, por çmimet e larta shkaktuan kritika. Ata që arritën të siguronin një vend, i pret një ditë e paharrueshme. Stadiumi u hap jashtëzakonisht herët, në orën 14:15, dy orë para fillimit të ndeshjes, për një festë të madhe mirëseardhjeje .
Klubi u ka kërkuar të gjithë mbështetësve të veshin ngjyrat e blaugrana-s . “Ne duam që stadiumi Spotify Camp Nou të duket spektakolar në një ditë kaq të veçantë”, tha klubi.
Mes fansave special të këtij rikthimi dhe këpsaj ndeshjeje është edhe gjyshja e yllit katalanas Lamine Yamal e cila si ansjëherë më pafrë duket kaq bukur me shallin e Barcelonës dhe imazhin e nippit të saj.

Top Channel