Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Milani po përgatitet për të zhvilluar Derbin e Madonninës me interin në mbrëmjen e së dielës dhe trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri vendos të tregojë një prapaskenë që kishte të bënte me vendimin e tij për t’u kthyer tek skuadra e Juventusit teksa atij i duhej të merrte një vendim shumë të rëndësishëm.
‘E dinë të gjithë. Në vitin kur u ktheva te Juventus, brenda një nate duhej të merrja një vendim dhe të zgjidhja ku do të shkoja; te Reali i Madridit, Juventus apo Interi-tregon Massimiliano Allegri-Me Marottën kishim punuar shumë mirë së bashku te Juventus dhe kemi përjetuar shumë momente kënaqësie’
Massimiliano Allegri më pas iu përgjigj atyre që flasin për cinizëm në karakterin e tij.
‘Unë jam cinizëm dhe konkretizim? Në fund të fundit ajo që më shumë rëndësi është fitorja e ndeshjeve-tha trajneri i Milanit
Top Channel