Pas shortit të Botërorit, Materazzi: Italia, grup i lehtë, por në Botëror duhet të shkojmë…
Lojtarët e Nigerisë bojkotojnë stërvitjen para ndeshjes vendimtare të kualifikueseve të Botërorit për shkak të pagesave të papaguara.
Përfaqësuesja e Nigerisë është përfshirë në një krizë të brendshme vetëm pak ditë para ndeshjes vendimtare të “playoff”-it për Kupën e Botës kundër Gabonit. Lojtarët dhe stafi teknik i kombëtares kanë bojkotuar stërvitjen e së martës në Marok, në shenjë proteste ndaj Federatës Nigeriane të Futbollit, për shkak të shpërblimeve dhe dietave të papaguara që datojnë që prej vitit 2019.
Sipas burimeve afër skuadrës, asnjë prej futbollistëve të “Super Eagles” nuk ka marrë ende shpërblimet e parashikuara për arritjen në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 dhe për kualifikimin në “playoff”-in e Kupës së Botës 2026. Lojtarët kanë lënë një deklaratë zyrtare për Federatën, ku kërkojnë shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve përpara se të rikthehen në stërvitje.
Ndeshja kundër Gabonit do të luhet të enjten dhe është gjysmëfinalja e parë e “playoff”-eve afrikane. Nëse Nigeria arrin të fitojë, do të përballet me fituesin e çiftit Kamerun–Kongo për një vend në fazën ndërkombëtare të kualifikueseve, që do të zhvillohet në mars. Kriza e fundit financiare ka hedhur hije mbi përgatitjet e Nigerisë, duke rrezikuar jo vetëm atmosferën në grup, por edhe objektivin madhor për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
Top Channel