‘Një makth’-kështu e përshkroi Lewis Hamilton sezonin e tij të parë te Ferrari pas tërheqjes nga gara e Brazilit në xhiron e 39 të saj teksa ishte në vendin e fundit.

Piloti 7 herë kampion i botës u bllokua nga Williamsi i Carlos Sainz në xhiron e pare dhe më pas dëmtoi krahun e përparmë të makinës në tentativë për të parakaluar Franco Colapinto me Alpine në fillimin e xhiros së dytë, manovër që i kushtoi një penalitet me 5 sekonda.

Një e diel e hidhur për Lewis Hamilton, që nuk tërhiqej nga gara në Interlagos që nga viti 2012 kur bëri paraqitjen e tij të fundit me McLaren. Ndërsa për Ferrarin, Cmimi i Madh i Brazilit ishte gara e tretë që e mbyll pa pikë me Kokëkuqen që zbret në vendin e katërt në klasifikimin për konstruktorë duke u parakaluar si nga Mercedes ashtu edhe nga Red Bull

Për më tepër, Hamilton këtë vit nuk është ngjitur ende në podium dhe i vetmi sukses i tij mbetet fitorja në Garën Sprint në Kinë në muajin mars, ndërkohë që në renditjen për pilotë është në vendin e 6. ‘Është një makth, po e përjetoj prej pak kohësh-tha Hamilton për Sky Sports-kalimi nga ëndrra për të drejtuar këtë skuadër fantastike te makthi i rezultateve që kemi marrë dhe uljet ngritjet është impenjativ’

Por më pas, i intervistuar nga portali Viaplay, britaniku u shfaq më pak pesimist.

‘Do të ishte një gabim po të thoja se nuk ka aspekte pozitive-tha Hamilton-nëse sheh paraqitjet e Leclerc në kualifikuese, duket që makina e ka një lloj ritmi. Por për momentin duhet të luftojmë vetëm kundër këtyre vështirësive. Me të vërtetë besoj ende te kjo skuadër dhe tek ajo që mund të realizojmë së bashku. Duhet vetëm të shtyj dhe të jap gjithçka mundem’

Rasti më i mirë për të përmirësuar gjërat për Hamilton është Çmimi i Madh i Las Vegasit që do të jetë në fundjavën e 23 nëntorit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta