Goditet një nga rrjetet e fuqishme shqiptare të drogës në Itali, disa të arrestuar dhe mijëra euro të sekuestruara
Në të njëjtën ditë kur ish kryeministri konfirmonte se do paraqitej nëse pyetej nga SPAK, prokurori i posaçëm Alfred Shehu siç tregojnë shkresat përgatiti urdhrin për ta pyetur ish kryeministrin si person që ka dijeni për 21 janarin.
Më datë 3 nëntor, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e pyeti Berishën nëse do të paraqitet në SPAK në rast se thirret.
“Në çdo fletëthirrje që mua të më bëhet, dhe unë e kam faktuar, unë e kam ligj të paraqitem”, u përgjigje Berisha.
Dhe duket se këtë rrugë e hapi ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha, i cili gjithashtu u pyet për 21 janarin ditë të premte dhe duke këmbëngulur në dëshminë e tij se ka zbatuar ligjin. Mbas ish funksionarit Basha, i radhës për ‘21 janarin’ është ish-kryeministri i cili së fundmi në hyrjen e SPAK edhe ai këmbënguli se është zbatuar ligji.
Kërkesa ndaj ish kryeministrit është që Sali Berisha të paraqitet të premten në orën 10:00. Kjo shkresë që mban datën 7 nëntor dhe TCH disponon bëhet me dije se prokurori, i cili po heton kallëzimin e familjes së Aleks Nikës thotë se për nevoja të hetimit me urdhrin e datës 3 nëntor 2025 urdhërohet thirrja e shtetasit Sali Berisha.
Në shkresë përmendet se urdhërohet për tu paraqitur me qëllim pyetjen e tij në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal numër 138 të vitit 2024 dhe konkretisht mbi rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 janar 2011, ku mbetën të vrarë katër protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.
Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi janë të kallëzuar nga familja Nika.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar dokumentin e fletëthirrjes, ku ndër të tjera thuhet “Për nevoja të hetimit, me urdhrin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha.
Top Channel