Klubi i njohur spanjoll një shitje, ka ofertë për 300 milionë euro….
Lista e Kombëtares së U21 për dy ndeshjet miqësore me Moldavinë dhe Ukrainën pëson ndryshime. Trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje Erald Maksutin.
Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se Maksuti, sulmuesi i Flamurtarit, pësoi një dëmtim në ndeshjen e Kategorisë Superiore ndaj Bylisit dhe se nuk është në gjendje që te luajë në këto përballje. Në këtë pikë Alban Bushi vendosi që të thërrasë në skuadër sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin që do t’i bashkohet skuadrës në grumbullim në Moldavi.
Kujtojmë se Kombëtarja U21 do të luajë ndaj Moldavisë ne 13 nëntor, ndërsa në 17 nëntor do të përballet me Ukrainën. Këto ndeshje janë në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e 21 vjecarëve të vitit 2027 ku kuqezinjtë e vegjël janë të kualifikuar automatikisht duke qenë se Shqipëria është një prej vendeve organizatore.
Top Channel