Serie A/ Roma nuk gabon, Pellegrini dhe Çelik çojnë verdhekuqtë në krye të renditjes
Antonio Conte nuk e fsheh hidhërimin e tij pas humbjes së skuadrës së tij në sfidën e radhës së Serie A me Bolognan në Dall’Ara. Trajneri i kampionëve të Italisë u shfaq i shqetësuar për gjendjen e skuadrës së tij e cila sipas tij ka një energji negative
‘Ata kanë pasur më shumë energji në gjithçka, na vjen keq që konstatojmë se kishin më shumë dëshirë dhe entuziazëm-tha Conte-është një gjë që duhet të na bëjë të reflektojmë. Ata luajtën edhe të enjten, ne e bëmë pak detyrën, përsa kohë që sfida ishte në ekuilibër, më pas u shkrimë. Për këtë na vjen keq. Duhet të ketë një energji tjetër’
Ndër lojtarët që po përfliten më shumë në këtë moment është Rasmus Hojlund që edhe ndajh Bolognas nuk mundi të gjejë golin.
‘Hojlund, ishte ndoshta më i miri në fushën e lojës. Lucumi pati shumë probleme. I kishim përgatitur disa gjëra, duhej të mbështetej më shumë, por kjo nuk ndodhi. E përsëris ai bëri në ndeshje të mirë-vijoi Conte
Në këtë fillim sezoni, Napoli ka regjistruar 5 humbje, 3 nga të cilat në kampionat, një ecuri kjo që nuk mund të mjaftojë për të triumfuar sërish
‘Jam i shqetësuar, nuk kam cfarë të them më shumë-tha Conte-nëse një skuadër që etiketohet si protagonistë absolute, humbet 5 ndeshje që diçka nuk po shkon sic duhet. Nuk duhet të harrojmë se pas një titulli të fituar u renditëm në vendin e 10; nuk kemi mësuar shumë. Gjithnjë mendojmë se rosaku i shëmtuar shndërrohet në mjelmë brenda 24 orëve. Vitin e kaluar bëmë diçka të jashtëzakonshme dhe me vlerë. Po vijojmë punën, por duhet të pyesim veten se si; nëse po e bëjmë me entuziazmin e duhur dhe me dëshirën e duhur për revansh. Me siguri ka ndryshuar energjia, djemtë e dinë si e mendoj, më vjen keq që nuk po ia dal të ndryshojë këtë energji. Nuk po bëj një punë të mirë, ose dikush nuk do që të dëgjojë’.
Top Channel