Video/ Pamje shqetësuese! Makina e bërë copash, piloti debutues i Formula 1 shpëton pa lëndime pas aksidentit të frikshëm
Pas sprintit dhe provave zyrtare, Lando Norris ka dominuar edhe garën e Çmimit të Madh në Brazil, duke u shkëputur në krye të renditjes së Kampionatit Botëror.
Britaniku u nis i pari dhe e mbylli po i pari edhe pse në disa momente të garës kishte shqetësime nga Oscar Piastri dhe Max Verstappen.
Ky i fundit arriti të bënte një mrekulli, i cili u nis nga vendi i 16-të dhe e mbylli në vendin e tretë, ndërsa i dyti ishte talenti italian Kimi Antonelli.
Australiani i McLarenit nga ana tjetër nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, duke lëshuar terren me shokun e tij të skuadrës në garën për titull.
Ferrari zhgënjeu, me të dy pilotët që u tërhoqën nga gara, Leclerc pas një përplasjeje, ndërsa Hamilton braktisi pistën.
Kështu Lando Norris shkon në kuotën e 390 pikëve, 24 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Piastri dhe 49 më shumë se Verstappen.
Gara e radhës do të jetë më 23 nëntor në Las Vegas, të cilën do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel