Të rritur nga Zvicra, sot po bëjnë Dardanët të ëndërrojnë Botërorin, Avdullahu dhe Hajdari: Zemra jonë rreh për Kosovën
Vetëm sot do të festojë në familje me fëmijët dhe nipërit e mbesat dhe me një 8 dhe një 3 mbi tortën e preferuar. Por urimet i vërshuan si shi, të shtunën, në ditën e duhur dhe nga e gjithë bota, sic ndodh gjithnjë për një kampion pa kohë e pa kufi…
Alessandro Mazzola apo sic njihet ndryshe Sandro, mbushi 83 vjec në 8 nëntor, sot pas dollisë dhe pas një pushimi të shkurtër do të ndjekë skuadrën e shpirtit të tij.
‘Interi do të jetë gjithnjë kështu për mua, një pjesë e madhe zemre. Ishte kur isha i ri, është edhe tani që jam bërë, le të themi i rritur-ka thënë legjenda zikaltër në një lidhje telefonike për ‘La Gazzetta Dello Sport’. Interi i dedikoi një postim në rrjetin social X për t’i bërë homazh, për të cilin ai është mirënjohës, por për Mazzolan kanë më shumë rëndësi 3 pikët ndaj Lazios dhe rikthimi në krye të klasifikimit.
Për këtë arsye Sandro Mazzola ka një mesazh direkt për Cristian Chivu: ‘E vetmja gjë që mund t’i them është që të mos kënaqet kurrë dhe të kërkojë më shumë nga vetja dhe nga futbollistët e tij-tha Mazzola-ai është një djalë serioz, i përgatitur, i përulur më pëlqente shumë si lojtar dhe jam i sigurt se do të bëjë shumë karrierë edhe si trajner. Ndërkaq, rikthe titullin këtu në Milano, kur e ke në kraharor ndihesh shumë…elegant’.
Në mënyrë të detajuar, Mazzola ka sjellë 4 tituj në 17 vjet gjatë karrierës së tij me zikaltërit të cilave iu shtohen dhe 2 Kupa Kampionesh
‘Champions League u mbyll shumë keq, e di, por në këtë sezon fillimi është i mirë-shtoi Sandro Mazzola-nëse je te Interi duhet të besosh gjithnjë’
Dhe më pas vjen edhe bekimi për trashëgimtarin e tij me shiritin e kapitenit: ‘Shpresoj që Lautaro një ditë të ngrejë këtë trofe të bekuar që të ndryshon karrierën; është një kapiten i vërtëte, sic kam qenë unë, di të flasë dhe të fitojë zemrat e shokëve të skuadrës në momentin e duhur dhe kjo është ajo që bën diferencën’-tha ai
Me rastin e ditëlindjes së tij, për Mazzolën mendoi edhe Federata Italiane e Futbollit që në televizionin e saj transmetoi një reportazh special të xhiruar në banesën e legjendës zikaltër me Sandro Mazzolën që fliste për kujtimet e tij teksa ishte i ulur përkrah djalit të tij, Sandro junior. Kur lindi i biri, pikërisht përpara finales së Evropianit të 1968, Sandro senior nuk iu bind Valcareggi, u largua nga grumbullimi pa autorizim dhe shkoi në Milano për të parë nëse në jetë i kishte ardhur një djalë. Trajneri e ndëshkoi përpara ndeshjes me Jugosllavinë, për ta kthyer titullar në sfidën e përsëritur në fund të së cilës u ngrit trofeu i kompeticionit në Romë
Ka shumë gjëra në tregimin e Mazzolës, është një lëng jete, një album privat familjar që i takon të gjithë Italisë. Shfaqet babai Valentini, heroi i ‘Të pathyeshmëve’. Shihet profili i kodrës së Superga dhe përplasja e avionit të Torinos së Madh që e bëri atë jetim në moshën 6 vjec e gjysmë. E kujton ende sa i peshonte ky mbiemer fisnik në shpatulla sidomos në rini. Mazzola ka treguar për frikën e tij të vjetër për të ekzekutuar penalltitë, apo kur u zhduk kur erdhi nëna e tij për ta mbështetur. Të tjera detaje të lavdisë së tij si futbollist profesionist te Interi dhe Kombëtarja Italiane, gjithnjë i ka përjetuar me krahasimin me të atin
‘Më rastis që të shoh në ëndërr babanë, Valentinon, edhe sot-tregon Sandro-kur më quajtën kampion për herë të pare, nuk e besoja, përkundrazi pashë në qiell dhe mendova për të, ishte shumë shumë më i zoti se unë. Që të krahasohesha me babain tim duhej të punoja gjithnjë e më shumë’.
Sandro Mazzola ka rrëfime të tjera për atë që mund të ishte, por që nuk ka qenë kurrë. Një ditë nëna e tij e kishte pyetur: ‘Pse nuk ha?’ , me Sandro Mazzolën që i tregoi më pas se kishte marrë një ofertë nga Juventusit: ‘Kurrën e kurrës-ishte përgjigjja e nënës së tij Emy-babai yt do të revoltohej nga varri’.
Avokat Agnelli tentoi edhe kur Sandro ishte në rol drejtuesi, por edhe në atë rast, ai me shumë mirësjellje e propozoi ofertën e tij; këto 83 vjet në fund të fundit kanë qenë një akt devotshmërie ndaj Interit…
Top Channel