Robert Lewandowski te Milani? Në janar e pamundur, por në qershor…
Gian Piero Ventura ka qenë trajneri i fundit që ka fituar një ndeshje derbi me Juventusin, dicka që ka ndodhur përpara 10 viteve, në 26 prill 2015. Dhe ish tekniku i kombëtares italiane tregon për atë sukses me përmbysje në rezultat 2-1.
‘Gol i Pirlos me goditje dënimi, përmbysëm rezultatin me Darmian dhe Quagliarella-tregon Ventura në një intervistë për të përdishmen’ Corriere Dello Sport’ teksa theksoi se i janë bërë shumë padrejtësi në ato vite-me sistemin VAR do kishim fituar më shumë. Pësuam një sërë padrejtësisht, pa hyrë në detaje, penallti të paakorduara, mungesë kartonash të kuq, gola të rregullt të anuluar. Mund t’ju siguroj se kanë qënë më shumë se 1’.
Gian Piero Ventura foli edhe për aventurën e tij në Kombëtaren Italiane që nuk pati një fund të lumtur me teknikun që shprehu pendesë për zgjedhjen e tij
‘Duhet të isha menduar 3 herë përpara se të pranoja-tha Ventura-për Kombëtaren lashë një kontratë 3 vjecare me një skuadër që çdo vit luan në Evropë. Pas vetëm 20 ditësh kuptova se nuk ishin kushtet për të bërë futboll’
Italia është praktikisht e kualifikuar për në playoffin e Botërorit 2026 dhe Ventura e ka një fjalë për të thënë edhe në këtë pikë, pa harruar të shprehë zhgënjimin e tij kundrejt Federatës Italiane të Futbollit
‘Tani playoffi konsiderohet një arritje, në atë kohë ishte dështim-tha Ventura-duhej të kisha hequr dorë më parë, por lidhja me Italinë, fanelën e Kaltër, ajo fanelë ishte shumë e rëndësishme. Nuk kisha një federatë të fortë nga pas. Me drejtuesit aktualë të saj, gjërat do të kishin qenë ndryshe. Kujtoj se pas ndeshjes me Suedinë, u gjeta i vetëm përpara skuadrës së pushkatimit. Ia kishin mbathur të gjithë’.
Top Channel