U konsiderua ‘anti-italian’, por në Südtirol e cilësojne shumë ‘italian’, Jannik Sinner s’gjen rehat…

08/11/2025 12:41

‘Hip se të vrava, zbrit se të vrava’; kështu do të ketë menduar Jannik Sinner orët e fundit. Pasi u akuzua si ‘anti-italian’ për shkak të refuzimit të tij për të marrë pjesë në Kupën Davis në tenis me skuadrën italiane, në Südtirol e akuzojnë se është ‘tepër’ Italian.

Sulmi ndaj numrit 1 të botës vjen nga Schützen anëtarë të një shoqate në Südtirol që i dërguan në letër të hapur Sinner i cili kishte deklaruar se ishte i lumtur që kishte lindur në Itali dhe jo në Austri, letër ku ata u shfaqën të lënduar nga fjalët e tenistit. ‘Jam krenar që jam italian dhe që kam lindur këtu dhe jo në Austri-ishin fjalët e thëna nga Sinner në një intervistë për Sky.

Frazë që nuk u pëlqyen nga Schützen,  të cilët edhe në të kaluarën i kanë kontestuar sportistët sudtirolezë që valvisnin flamurin Italian apo këndonin himnin e Italisë

‘Në një shoqëri të lirë, çdokush duhet të përkufizojë identitetin e tij-Cristoph Schmidt , komandanti i Schützen-e di shumë mirë që pohime si kjo sidomos kur bëhet nga një personalitet i njohur, kanë një efekt që shkojnë përtej sportit. Pranohen me kënaqësi nga nacionalistët italiane, ndërsa te ne ngjallin shqetësim. Sepse prekin cështje që për ne janë të rëndësishme; gjuha e historia jonë, identiteti ynë. Të dhemb kur sheh që një personalitet i spikatur i territorit tonë, me fjalët që thonë të japin përshtypje se kjo lidhje historike me Austrinë dhe autonomia që është fituar me vuajte kanë humbur domëthënien’

Por Schützen bëjnë edhe një apel Sinnerit: ‘Kur në të ardhmen do të të pyesin për ndjenjat e tua kombëtare, të lutemi që të reflektosh për peshën e fjalëve të tua. Mund të flasësh nëse do për përkatësinë tënde ndaj Italisë, por bëje me respekt kundrejt atyre që ndihen sudtirolezë apo që i përkasin minoriteteve të tjera. Pikërisht ti që udhëton në të gjithë botën, e di që hapja dhe diversiteti nuk janë dobësi, por forcë’.

Për këtë çështje ka ndërhyrë edhe guvernatori i Trentino Aldo Adige, Arno Kompatscher:  ‘Ju kërkoj që ta lini në paqe dhe të luajë tenis. Në të mjaftohemi duke e mbështetetur në ATP Finals të Torinos dhe në garën e tij për kreun e renditjes’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta