Slot i ashpër ndaj trajnerit legjendar të Arsenalit, Arsen Wenger: Futbolli është i bukur se të gjithë japin mend…
08/11/2025 14:56
Arsene Wenger akuzoi Arnse Slot me blerjen e Wirtz praktikisht kishte shkatërruar mesfushën e Liverpoolit, e cila kishte gjetur ekuilibrat e saj me treshen e formuar nga Ryan Gravenberch, Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.
Ky opinion i dhënë nga ish-trajneri legjendar i Arsenalit nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Liverpoolit, i cili i irrituar tha: “Futbolli prandaj është i bukur pasi secili ka opinionin e tij. Nëse unë do të kisha nevojë për një ndërhyrje në zemër atëherë nuk mund të këshilloj kirurgun për t’i treguar se çfarë duhet që të bëjë. Por në futboll nuk është kështu pasi të gjithë mund të të tregojnë se çfarë duhet të bësh”.
Top Channel