Juventus barazoi në derbi, Spalletti i gëzohet progresit të Edon Zhegrovës
Edhe pse të dyja skuadrat ndan nga një pikë, në derbin e Torinos, qendërmbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli përjetoi për herë të parë një derbi të këtij niveli, duke qenë madje edhe protagonist.
Pasi në përfundim të takimit ishte ndër më të mirët në fushë me vlerësimin maksimal dhe këtë gjë e bën përball Juventusit, një ndë rskuadrat më të mëdha të futbollit Italian.
Fakti që rrjeta e Torinos mbeti e paprekur sigurisht që një meritë të madhe veç portierit merr edhe mbrojtja. “Në pjesën e parë ishim pak poshtë, pastaj në të dytë ia dolëm të shkonim përpara. Ne i kishim 2-3 raste. Por në fund rezultati mbeti 0-0 dhe një pikë është e drejtë, ndaj shohim përpara. Peleari është një njeri i madh dhe sidomos një portier i madh. Në ndeshjet e fundit mund të shpallej MVP (lojtari më i mirë i takimit), por më mirë që për të ishte në derbi. Ai luante në Serinë C me Beneventon dhe tani është më i miri në derbin e Serisë A. Është një gjë e madhe, ai është një djalë i mbarë, kur vjen në fushë, edhe kur nuk luante, ishte një profesionist. U ka dhënë gjithmonë një dorë të gjithëve. Në fund gjithçka shpërblehet. Tani ai do të pushojë, unë do të shkoj në grumbullimin e Kombëtares”, tha Ismajli për “DAZN” pas përfundimit të ndeshjes.
Sa i përket vlerësimeve pas ndeshjes të specialistëve italian, notën maksimale 7.5 e ka marrë verëm portieri i Torinos, i dyti më i vlerësuari është mbrojtësi kuqezi.
Paleari: një tjetër ndeshje me portën e paprekur. Një siguri e vërtetë kur bëhet fjalë për mbajtjen e rrjetës së paprekur. (7.5)
Ismajli: Ai e merr shpejt masat ndaj Yildizit. Një ndeshje e shkëlqyer mbrojtëse për të. (7)
Kujtojmë që nga pasditja e së dielës Kombëtarja kuqezi fillon zyrtarisht grumbullimin në Barcelonë, për ndeshjen aq të rëndësishme që do të luajmë më 13 nëntor në Andorra ku fitorja është i vetmi rezultat që na duhet, për të siguruar vendin e dytë në grup, një rezultat që padyshim duhet të kombinohet edhe me një fitore të Anglisë në Wembley përballë Serbisë.
Top Channel