Nuk ka fitues në derbin nr 184 mes Juventusit dhe Torinos. Në Allianz Stadium, kjo sfidë e vlefshme për javën e 11 të Serie A përfundoi me barazimin pa gola me skuadrat që shkojnë respektivisht në kuotën e 19 dhe 14 pikëve në klasifikim

Në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje ishin bardhezinjtë që dominuan në zotërimin e topit, sulmuan më shumë, por ma mundur dot të cajnë mbrojtjen e skuadrës granata. Pas pushimit të ndeshjes, Torino ndryshoi sjellje dhe fituan më shumë hapësirë në fushën e lojës.

Në këtë fraksion të lojës filluan të shfaqeshin portierët e të dy skuadrave me ndërhyrjet e tyre. Nga njëra anë, te Juventus Di Gregorio ndali Adams, ndërsa në krahun tjetër Paleari u bë një mur i pakalueshëm nga David, McKennie dhe Yildiz dhe kështu kjo ndeshje përfundoi 0-0 me Juventusin që regjistroi barazimin e dytë radhazi me Spallettin në stol, pas atij në Ligën e kampioneve me Sportingun e Lisbonës

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta