Oops…Ronaldo e bën sërish; shënon ndaj Neom, i afrohet më shumë objektivit të 1000 golave

08/11/2025 20:29

Cristiano Ronaldo nuk lodhet së shënuari gola. Sulmuesi portugez u bë sërish protagonist për skuadrën e tij Al Nassr teksa shënoi me 11 metërsh në fitoren 3-1 ndaj Neom në sfidën e radhës së kampionatit Arab me Al Nassr që është i pandalshëm teksa në 8 ndeshje kampionat ka 8 fitore.

Për Cristiano Ronaldon, ky i shënuar këtë të shtunë ishte goli i 953 për të në të gjithë karrierën e tij me 40 vjecarin që po i afrohet akoma më shumë objektivit të tij për të shënuar 1000 gola në karrierën e tij.

Për më tepër. Cristiano Ronaldo e çon në 100 numrin e pjesëmarrjeve të tij në shënimin e golave në kampionatin arab me 83 gola të shënuar dhe 17 asiste dhe të gjitha këto në vetëm 85 ndeshje të zhvilluar.

Por jo vetëm kaq, Ronaldo në këtë sezon ka shënuar 16 gola në 16 ndeshje të zhvilluara, shifra këto të flasin shumë për këtë futbollist që tashmë e ka gdhendur me shkronja të arta emrin e tij në librin e historisë së futbollit botëror.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta