Kombëtarja shqiptare e 21 vjecarëve do të luajë dy ndeshje miqësore, me Moldavinë dhe Ukrainën në kuadër të përgatitjeve për evropianin e kësaj grupmoshe që do të mbahet në vitin 2027.

Trajneri Alban Bushi zbuloi listën e futbollistëve të përzgjedhur ku ka vetëm një risi, është thirrur për këto dy ndeshje futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri

Lista e plotë:

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Aron Jukaj

Mbrojtës: Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Ermis Selimaj, Diar Vokrri

Mesfushorë: Gjergji Kote, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Burak Alili, Dario Daka

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Elmedin Rama, Rrok Toma, Ermir Rashica

Kombëtarja e 21 vjeçarëve do të nisë grumbullimin ditën e hënë ndërkohë që ndeshjen e parë miqësore do ta luajë me Moldavinë në fushën e kësaj të fundit në qendrën stërvitore të kombëtares moldave në 13 nëntor në orën 12:00, më pas kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndaj Ukrainës në 17 nëntor

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e U21 është e kualifikuar automatikisht për në Evropianin e U21 duke qenë se Shqipëria është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm të 21 vjecarëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta