Nga karrocat e fëmijëve te salçiçet, kur markat e automjeteve shkojnë përtej…rrugës
Alex Marquez është fituesi i Garës Sprint në ndalesën e parafundit të Botërorit të MotoGP, një kampionat ku në të vërtetë janë zgjidhur të gjitha enigmat përsa iu përket titullit si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë.
Piloti spanjoll i Ducati Gresini bëri më mirë në pistën e Portimaos duke kaluar i pari vijën e finishit duke lënë pas bashkëkombasin e tij me KTM, Pedro Acosta, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua Marco Bezzechi me Aprilia. Edhe Gara Sprint në Portiugali ishte krejtësisht për t’u harruar për Francesco Bagnaia; piloti italian i nisur nga vendi i katërt, nuk ishte kurrë në luftë për pozicionet e para dhe në xhirot e fundit humbi pozicione të tjera, për të mbyllur garën në vendin e tetë.
Ndërkaq përpara garës Sprint u zhvilluan edhe provat kualifikuese që përcaktuan startin e pilotëve si për garën Sprint ashtu edhe për atë klasike të së dielës dhe piloti më i shpejtë në këto kualifikuese ishte pikërisht Marco Bezzechi me kohën 1 minutë 37 sekonda e 556 të mijtat. Në vendin e dytë u rendit Pedro Acosta me 150 të mijtat më shumë, ndërsa në të tretin, Fabio Quartararo me Yamahan zyrtare që la pas Francesco Bagnaian dhe Alex Marquez me këtë të fundit që u rrëzua në tentativën e tij të fundit për një kohë të shpejtë
Top Channel