Legjendat e Liverpool dhe Man. United, lën sportin mënjanë dhe debatojnë për politikën: Brexit-i dhe emigrantët me gomone sollën zemërim
Këtë të shtunë, trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës që kuqezinjtë e vegjël do t’i zhvillojnë në kuadër të përgatitjeve të Euro 2027. Tekniku i skuadrës ‘Shpresa’ më pas foli për këto zgjedhje të tij ku risia e vetme është grumbullimi i Vokrrit nga skuadra e Ballkanit.
‘Lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë. Mendoj që Vokrri është një prurje shumë e rëndësishme e jona. Dua ta falënderoj që zgjodhi Shqipërinë. Është një lojtar shumë i mirë, mendoj që do na ndihmoj shumë-tha Alban Bushi
Përsa iu përket ndeshjeve miqësore, trajneri I Kombëtares U21 I konsideroi shumë të rëndësishme
‘Për ne nuk ka ndeshje miqësore e kam thënë dhe më para. I marrim shumë seriozisht sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë si ndeshje zyrtare, sepse na presin ekipe shumë të forta në Europian. I kemi vlerësuar maksimalisht. Ndeshjen e parë e kemi me Moldavinë, të dytën me Ukrainën.-vijoi Bushi- Moldavinë e dimë shumë mirë se si luan, sepse kemi luajtur para një viti në Tiranë. Një ndeshje kemi barazuar, dhe një ndeshje e kemi mundur. Por gjithsesi janë një ekip që janë zhvilluar së fundmi, ashtu si ne. Ndeshja me Ukrainën është krejt tjetër. Një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Ekipi i Ukrainës ka bërë mirë në vitet e fundit.
Alban Bushi foli edhe për përgatitjet për Evropianin e 2027 ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si skuadër e një prej vendeve organizatore
‘Janë shumë grumbullime të rëndësishme për ne. I shërbejnë gjatë gjithë kohës Europianit. Europiani e dimë se ka nivel shumë të lartë. Ekipet janë shumë të mirë, por edhe ne jemi shumë të fortë. Pavarësisht se jemi mundur edhe ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës kemi treguar që kemi karakter, luftojmë deri në fund dhe jemi në lojë deri në fund. Nëse lufton dhe sakrifikon, ke dëshirë dhe qëllim për të arritur diçka nuk duhet të kesh frikë asnjë kundërshtar.-përfundoi Alban Bushi
Top Channel