Trajneri i Francës, Didier Deschamps, zbulon të ardhmen: Një skuadër saudite më ka kontaktuar
Milani mbrëmjen e kësaj të shtune la dy pikë në fushën e lojës ndaj Parmës, duke çuar dëm avantazhin e dyfishtë pasi sfida u mbyll me barazimin 2-2. Trajneri i kuqezinjve padyshim që mbeti i pakënaqur nga kjo gjë dhe nuk ngurroi që t’iu tërheqë veshin të tijve pas përfundimit të ndeshjes
‘Janë dy pikë të hedhura poshtë-tha Allegri-nuk e di si do të kishin shkuar gjërat nëse do ta mbyllnim pjesën e parë 2-0. U kthyem në fushën e lojës të përgjumur. Nëse je duke fituar 2-0 nuk mund të pësosh atë gol në minutën e 48, duhet ta largosh topin. Duhej të luanim me më shumë kthejlltësi. Në zonë ishim të shastisur, topat hynin me shumë lehtësi. Në ato fazë të ndeshjes duhet të luftosh dhe pastaj të rinisësh të luash’
Trajneri livornez më pas refuzoi që të fajësojë Estupinan.
‘Vinte pas një dëmtimi, madje na shpëtoi edhe nga një gol-shtoi Allegri-nuk mund të thuash është faji i njërit lojtar apo tjetrit’
Kuqezinjtë kthehen në Milano me keqardhjen e rasteve të humbura, por trajneri e vlerësoi dyshen Leao-Pulisic.
‘Kanë bërë mirë edhe në fazën parasezonale-shtoi Allegri-duhet të rikuperojme Rabiot dhe të gjithë duhet të jenë në një gjendje më të mirë. Ndaj Pisa, Cremonese dhe Parmës kemi marrë dy pikë e kemi hedhur poshtë 7. Leao? Në fund bëri edhe qendërsulmuesin. Sonte kishim disa raste shënimi. Në pjesën e pare mund të menaxhonim më mirë topin. Duhet të përmirësohemi në leximin e ndeshjeve, duhet të kuptojmë momentet dhe të luftojmë’.
Top Channel