Gallatasaray dërgon ofertën për Messin, Inter Miami reagon pasi klubi turk nuk është i vetmi që e kërkon
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka dhënë mendimin e tij mbi situatën politike në vend dhe ka dhënë pikëpamjet e tij mbi disa tema kyçe të debatit.
Që prej tërheqjes nga loja e luajtur në vitin 2013, Carragher, 47 vjeç, është bërë një komentator dhe zë i rëndësishëm në futbollin anglez dhe evropian.
Por të premten, ai bëri një ndërhyrje të rrallë në politikë, e cila vjen vetëm disa javë pasi kolegu i tij Gary Naville shkaktoi polemika me një ankesë rreth “burrave të bardhë të moshës së mesme” dhe përdorimit “jo i denjë” të flamurit britanik, nga emigrantët që duan të fshihen pas një patriotizmi të rremë.
“Gary është më shumë i aktivizuar politikisht sesa ndoshta unë”, tha Carragher për LBC kur u pyet për ndarjen e Britanisë nga Europa, pasi më parë kishte diskutuar punën e tij në fushatën për defibrilatorët në futboll, në emision. “Por nuk mendoj se ka ndonjë dyshim se ndihet (e ndarë) dhe nuk e di nëse kjo lidhet me Brexit-in.”
“Sigurisht, situata aktuale nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë laburiste. Ndoshta ka të bëjë me qeverinë konservatore, për njerëzit që vijnë me anije dhe gjëra të tilla. Thjesht duket sikur ka shumë zemërim në vend dhe kjo ndihet përçarëse. Nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjëherë kështu.”
Carragher u pyet më pas nëse kjo përçarje erdhi për shkak se njerëzit janë “të zemëruar” me atë që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar tani, dhe ai reflektoi përsëri mbi votën e Brexit në vitin 2016 si një pikë kthese kyçe për gjendjen shpirtërore në vend.Po, dhe kjo është (zemërimi) e kuptueshme, por nuk mendoj se ka të bëjë nëse është Partia Laburiste apo Konservatore, ku duket sikur faji është i Keir Starmer. Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe mendoj se çfarë ndodhi rreth Brexit-it dhe gjërave të tilla.
Ajo ishte hera e vetme kur ndoshta u përfshiva plotësisht në politikë dhe, po, mendova se Brexit ishte një gabim i madh, dhe kjo pikëpamje ndoshta është vërtetuar e saktë.” Prezantuesi Tom Swarbrick më pas tha me shaka: “Gary mund të merret me anijet dhe ti mund të merresh me Brexit-in dhe mund të jemi në një situat[ më të mirë.” Carragher, i cili është ambasador i fushatës “Every Minute Matters” të Sky Bet, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e të mësuarit të CPR-së dhe përdorimit të defibrilatorëve në futboll dhe komunitetet lokale, shtoi me një buzëqeshje: “Atëherë do të jemi mirë.”
Më herët në paraqitjen e tij në emision, Carragher mbrojti gjithashtu Qeverinë Laburiste dhe mbështeti përpjekjet e tyre për të krijuar lidhje më të ngushta me BE-në. “Do të mbështes këdo që udhëheq Partinë Laburiste, sepse nga vij unë ne votojmë për Partinë Laburiste dhe kështu do të jetë gjithmonë”, tha ish-mbrojtësi.
Top Channel