Legjendat e Liverpool dhe Man. United lënë sportin mënjanë dhe debatojnë për politikën: Brexit-i dhe emigrantët me gomone sollën zemërim
Këtë të dielë, Lazio udhëton drejt Milanos për të luajtur ndaj Interit në ndeshjen e radhës në Serie A. Skuadra romane shkon në këtë përballje pas 6 fitoreve radhazi dhe do të kërkojë të çojë këtë numër në 7.
Një rrugëtim ky që ka nisur pas humbjes në derbin me Romën, por që për trajnerin Maurizio Sarri nuk ka përfunduar ende
‘Rrugëtimet nuk janë asnjëherë lineare, ka gjithnjë hapa false dhe hapa prapa-tha Maurizio Sarri-e rëndësishme është që pak nga pak të arrihen nivele që s’janë prekur më parë. E rëndësishme është të rritesh, po përmirësohetmi sidomos në aspektin e mentalitetit dhe sesi skuadra vendoset në ndeshje të caktuara’
Përsa i përket ndeshjes, Lazio nuk e njeh fitoren ndaj zikaltërve që nga 2022, ndërsa përsa iu përket fitoreve në San Siro, ajo mungon që nga 2019
‘Ndeshje shumë e rëndësishme-shtoi Sarri-nuk mund të luajmë si të barabartë me Interin në këtë moment, por kjo nuk do të thotë se nuk do të shkojmë atje për të luajtur. Do të shkojmë të marrim rezultat, luajmë ndaj një skuadre të rëndësishme dhe duhet të jemi të përulur. Është e qartë se Interi është më i fortë, por këtyre kualiteteve mentale iu shtohet edhe bindja. Duhen 25 të cmendur gati për të vdekur për të marrë një rezultat, me këto kualitete mund të bëhet një sfidë e madhe’
Maurizio Sarri foli edhe për kolegun e tij te Interi Cristian Chivu duke pranuar se i ka bërë përshtypje
‘Është një trajner që po shfaqet tani, ta vlerësosh për 3 muaj është e vështirë-tha Sarri-I ka karakteristikat për t’u bërë një trajner i nivelit të lartë. Mua më pëlqejnë më shumë rrugëtimet e atyre që anë shumë ndeshje edhe në nivele inferiore, por Chivu ka një impakt të madh, më ka bërë përshtypje’.
Top Channel