‘Kur është i gjithë ky intensitet, është e nevojshme që të rritet kualiteti, shpejtësia në pasimin e topit mund të bëjë diferencën dhe ne në këtë pikë duhet të përmirësohemi-kështu u shpreh trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti në përfundim të derbit me Torinon që përfundoi me barazimin 0-0.

‘Mendoj se ishte një ndeshje e komplikuar për futbollistët me të gjithë ato topa në zonë. Bëmë atë që duhej të bënim-shtoi Spalletti-zëvendësimi i Vlahovic me David? Në zonë, David është shumë i aftë, Vlahovic kishte një problem të vogël në shpinë, pati kurajon të rikthehej në dispozicion dhe të luajë ndeshjen që beri. Ishte i disponueshëm, por filloi të ndihej i rraskapitur me të vërtetë kur e largova’.

Ndërsa në konferencën për shtyp, Spalletti tha se askush nuk ishte i kënaqur me rezultatin.

‘Nuk jemi të kënaqur, askush nuk ishte dhe është e drejtë kështu-tha Spalletti-është mundësia për të ndryshuar skemë. Më vjen keq që nuk morëm 3 pikë, por kur të rastisin ndeshje të tilla nuk mund të jesh i shkatërruar. Tentuam gjatë gjithë ndeshjes dhe lojtarët nuk mund t’i qortoj për asgjë. Yildiz? E aktivizova edhe pse ishte i lodhur. Do ta aktivizoj prapë. Do ta hedh në fushë edhe kur luan keq, ai duhet të rrijë i qetë’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta