Nuk ka fitues në derbin nr 184 mes Juventusit dhe Torinos. Në Allianz Stadium, kjo sfidë e vlefshme për javën e 11 të Serie A përfundoi me barazimin pa gola me skuadrat që shkojnë respektivisht në kuotën e 19 dhe 14 pikëve në klasifikim

Trajnerit të Juventusit Luciano Spallettit i duhej vetëm një pike që e prodhoi ky barazim kundër Torinos për të arritur kufirin e 1,000 pikë në kampionat si trajner. Në krye të këtij klasifikimi është legjenda Giovani Trapattoni, me 1,266 pikë, i ndjekur në vendin e dytë nga ish-trajnerët e Milanit, Nereo Rocco dhe Nils Liedholm.

Gjithashtu trajneri actual i kuqezinjëve, Massimiliano Allegri, është i katërti me 1,036 pikë. Pas trajnerit të bardhezinjëve, gjendet ndërkohë Gian Piero Gasperini (982 pikë), aktualisht trajneri I Romës.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta